Thursday, August 18, 2022
HomeAktualitetCOVID-19/ Trefishohen rastet e reja në vend, regjistrohen edhe 5 viktima në...

COVID-19/ Trefishohen rastet e reja në vend, regjistrohen edhe 5 viktima në 24 orë

-

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 7067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2156 qytetarë.

Janë 23,505 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Janë shëruar 1685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,193 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

976 në Tiranë, 149 në Shkodër, 96 në Durrës, 88 në Fier, 80 në Vlorë, 74 në Gjirokastër, 61 në Lushnje, 52 në Sarandë, 50 në Berat, 45 në Elbasan, 35 në Kurbin, 34 në Pogradec, 31 në Krujë, 30 në Lezhë, 24 në Patos, 23 në Kamëz, nga 21 qytetarë në Korçë, Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Tepelenë, 16 në Kuçovë, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Vorë, 14 në Mirditë, 13 në Gramsh, 11 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Maliq, Mallakastër, Tropojë, 9 në Peqin, 8 në Kukës, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Devoll, nga 6 qytetarë në Dimal, Memaliaj, Himarë, nga 5 qytetarë në Shijak, Libohovë, Përmet, Librazhd, nga 4 qytetarë në Belsh, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Delvinë, Konispol, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Kolonjë, Këlcyrë, Dropull, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Pukë.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts