Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëCelibashi apel qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit, reagon Meta: E mbështes...

Celibashi apel qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit, reagon Meta: E mbështes plotësisht. Vota fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci!

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur apelin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit.

Në një postim në facebook, ku thekson se vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci, Meta shkruan se e mbështet plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

Postimi i plotë:
E përshëndes dhe mbështes plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.
Vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts