Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëMeta takohet me Sulejman Memën: “Snajperi” i bardhebluve, gjithë jetën ia ka...

Meta takohet me Sulejman Memën: “Snajperi” i bardhebluve, gjithë jetën ia ka kushtuar sportit

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar ish-futbollistin e njohur të Tiranës, Sulejman Memën. Meta me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka postuar një foto me Memën ku e quan si “Snajperin” e bardhebluve.

Sipas tij familja e madhe Mema i ka shërbyer breza të tërë sportit dhe futbollit për të arritur majat e larta dhe duke frymëzuar dhe edukuar brezat e rinj.

Postimi i plotë i presidentit Meta

“Me Sulejman Memën snajperin e bardhë e bluve, që gjithë jetën ia ka kushtuar sportit.

Mirënjohje Familjes së madhe Mema, që breza të tërë i ka shërbyer sportit dhe futbollit në veçanti për të arritur majat më të larta.

Mirënjohje edhe të gjithë trajnerëve dhe drejtuesve të sportit shqiptar, që pavarësisht sakrificave të jashtëzakonshme, nuk ndalen se frymëzuari dhe edukuar brezat e rinj me vlerat më të mira sportive.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts