Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëAnetari i kryesise PD Shkoder Ervin Gjini reagon ashper ndaj Lulzim Bashes...

Anetari i kryesise PD Shkoder Ervin Gjini reagon ashper ndaj Lulzim Bashes…

-

Dëgjova me vëmendje, doktor Berishën, në Opinion por përveç fakteve dhe arsyetimeve si; lobimi rus, Toyota Yaris, porti i Durrësit, inçeneratorët, që në të vërtetë janë probleme madhore dhe me detyrim për kufizimin e lirisë së individit Basha, nga institucionet ligj zbatuese, mendoj se nuk u tha pse demokratët duhet ta izolojnë dhe bojkotojnë ish kryetarin.
1. Në 2013 humbi drastikisht, Tiranën edhe pse ishte kryetar shtabi.
2. Në 2015 bojkotoi reformën territoriale në proçesin è hartimit të saj dhe e miratoi i pari si iu servir edhe pse e papërfunduar, gjë që na masakroi në zgjedhjet lokale.
3. Në 2017 pranoi bashkëqeverisje me Ramën edhe pse motoja e çadrës ishte që s ka zgjedhje me Ramën kryeministër. Po në atë periudhë bëri dhe marrëveshje të tjera okulte, ku ndër të tjerat ishte katapultimi i njerëzve pa kontribut dhe që sot i kemi mbi shpinë ne. Fjala është për listën Basha-Çili (Salianji & Co).
4. Në 2018 shkatërroi partinë me farsë kuvendin dhe kryesia nga è votuar doli e emëruar.
5. Në 2019 dorëzon pa kushte mandatet për një Ramë të supërfuqishëm.
6. Në 2019 dorëzon bashkitë për një Ramë, tashmë të gjithë pushtetshëm. Nuk ngre padi ndaj proçesit dhe nuk regjistrohet si aleatët në KQZ, në zbatim të dekretit të presidentit, në afatin e dytë.
7. Në 2021 humbje më e thellë se në 2013 e listës së mesnatës, Basha 2. Justifikim dhe manipulim në pseudo zgjedhjet e kryetarit ( e konfirmon edhe Paloka).
8. Në 8 vite spastrime dhe katapultime pa shkak e pa meritë. Linçim i çdo opozitari të vërtetë dhe ngritje në qiell I kultit të unit (unë ju futa në NATO, unë ju hoqa vizat, unë unë unë ndërsa gabimet ai ai ai)
Keto më bëjnë t’i them je kolonë e pestë e Ramës për shkatërrimin e opozitës. Nuk ka arsye të ndjekësh një humbës serial dhe një programues e llogaritës të interesit zë ngushtë personal. Asgjë më afër se ky me një diktator dhe asgjë më larg se ky me një politikan europian.

Ervin Gjini anetar i kryesise dega PD ne Shkoder!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts