Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë“Ka më shumë korrupsion!”, Meta thirrje Kuvendit dhe institucioneve: Për të parandaluar...

“Ka më shumë korrupsion!”, Meta thirrje Kuvendit dhe institucioneve: Për të parandaluar humnerën financiare dhe dramat, tregoni shifrat e borxhit publik

-

Presidenti Ilir Meta teksa solli disa shifra të borxhit publik në vend, i bëri thirrje Kuvendit dhe institucioneve që merren me këtë sektor, të bëjnë publik borxhin real që ka shteti shqiptar.

Në një dalje për mediat, kreu i shtetit theksoi se edhe marrja e huave s’do na shpëtonte nga borxhi publik.

“Shpenzimet për interesat e borxhit, janë përkeqësuar. Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon. Niveli i borxhit është rritur në 8 vite, mbi 53%. Shërbimi i borxhit është rritur nga 4,6% në 6.11% në vitin 2020. Raporti i Borxhit publik është 2.96 % për Shqipërinë dhe 2.47 për Malin e Zi. Pra kuptohet se duhet të ishte e kundërta, ne vazhdojmë përkeqësohemi në këtë drejtim. Më pak të ardhura, më pak mundësi për të përmirësuar raportin me borxhin publik. Ka më shumë korrupsion këtu. Patë dhe raportin e fundit, që është rritur korrupsioni. Edhe borxh për të paguar borxhet nuk mjafton më! Ulja e borxhit do të kërkonte ulje të rritjes ekonomike dhe kërkohet luftë serioze kundër korrupsionit. Do të kërkonte mosmiratim të PPP-ve. Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur borxhi publik, për të parandaluar një humnerë financiare dhe drama, kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare të huaja dhe të vendit, që të bëjnë transparencë me borxhin, të nivelit aktual dhe atyre të pritshëm. Duhet bërë një analizë e përkeqësimit të parametrave marko-ekonomike. Shpresoj që aktorët të marrim më seriozisht çështjen e borxheve.”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts