Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetVijon rritja e infektimeve nga Covid-19, humbin jeten 5 persona ne 24...

Vijon rritja e infektimeve nga Covid-19, humbin jeten 5 persona ne 24 oret e fundit

-

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1615 qytetarë, në këto bashki:

719 në Tiranë, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec, nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, 13 në Mirditë, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Përmet, Konispol, Krujë, 9 në Devoll, nga 8 qytetarë në Peqin, Memaliaj, Selenicë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Delvinë, nga 6 qytetarë në Poliçan, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Shijak, Dibër, Mat, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Librazhd, Himarë, Has, Pukë, nga 3 qytetarë në Kukës, Këlcyrë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Roskovec, Bulqizë, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Klos, Libohovë, Maliq, Belsh.
Janë 22,214 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2564 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 230,193 që nga fillimi i epidemisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts