Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKushi takim me zyrat arsimore: Do të bëjë të mundur digjitalizimin e...

Kushi takim me zyrat arsimore: Do të bëjë të mundur digjitalizimin e amzës, regjistrin elektronik të notave dhe mungesave

-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi organizoi një takim me drejtues të zyrave arsimore, për të diskutuar rreth shërbimeve të digjitalizuara që do të orfrohen nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Arsimor (SMIP).

Koordinatorët e këtij sistemi kombëtar të të dhënave arsimore për sistemin parauniversitar, bashkë me zyrat arsimore po punojnë intensivisht për ta bërë të mundur ofrimin së shpejti të shumë shërbimeve digjitale arsimore.

SMIP do të bëjë të mundur digjitalizimin e amzës, regjistrin elektronik të notave dhe mungesave.

Ndërkohë, mësuesit mund të përdorin edhe aplikacionin mobile, duke mundësuar përditësimin e të dhënave të nxënësve në kohë reale. Ndërkohë, edhe prindërit do të mund të ndjekin vlerësimet e fëmijëve për çdo lëndë, komentet e mësuesve, mungesat etj., përmes këtij aplikacioni, me email apo sms.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts