Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetMeta: Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët...

Meta: Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj se ajo e Shqipërisë, ja arsyeja

-

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në “facebook” se ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, se sa ekonomia e Shqipërisë.

Sipas Kreut të Shtetit Shqiptar, ndërkohë që Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625% dhe Serbia me normë interesi 1.65%, Shqipëria e emetoi me normë interesi 3.75%.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë. Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%”, shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts