Thursday, August 11, 2022
HomeShendetesiCOVID-19/ Çfarë çrregullimesh paraqesin ata që janë shtruar në kujdesin intesiv një...

COVID-19/ Çfarë çrregullimesh paraqesin ata që janë shtruar në kujdesin intesiv një vit më vonë?

-

 

Shumica e pacientëve me COVID-19  që u është dashur të shtrohen në kujdesin intesiv (ICU) kanë dëmtime fizike, psikologjike brenda vitit nga pranimi, sipas një studimi të fundit të botuar në revistën prestigjioze mjekësore JAMA .

Studimi përfshiu 246 pacientë nga 11 spitale në Holandë , një vit pasi u shtruan në ICU për shkak të sëmundjes COVID-19.

Mjekët e Klinikës Terapeutike të Shkollës Mjekësore të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, Eleni Koromboki dhe Thanos Dimopoulos (Rektor i EKPA) raportojnë se 74,3% e pacientëve që mbijetuan raportuan simptoma fizike, 26,2% e simptomave të tyre lidhen me  shëndetin mendor dhe 16.2% simptoma që lidhen me funksionin e tyre njohës.

Për më tepër, pothuajse 60% e pacientëve që punonin përpara se të shtroheshin në spital raportuan probleme në punë një vit më vonë, si nevoja për të punuar më pak orë ose nevoja për të zgjatur pushimin e tyre mjekësor.

Dy të tretat e pacientëve raportuan simptoma të reja fizike si rezultat i shtrimit të tyre në ICU.

Ndër pacientët që raportuan simptoma përsa i përket shëndetit mendor 17.9% raportuan ankth dhe 18.3% raportuan depresion, ndërsa 9.8% e të mbijetuarve raportuan simptoma të stresit post-traumatik, një vit pas shtrimit të tyre në spital.

Studimi nxjerr në pah efektet serioze të shtrimit në ICU për shkak të COVID-19  edhe një vit pas shtrimit në spital.

Bazuar në këto gjetje, duket e nevojshme që pacientët me rrezik të lartë për komplikime afatgjata të fillojnë rehabilitimin gjatë qëndrimit të tyre në ICU.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts