Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëMarrëveshja e grupit të Berishës me LSI-në për 6 marsin

Marrëveshja e grupit të Berishës me LSI-në për 6 marsin

-

Zbardhet marrëveshja që ka firmosur Komisioni i Rithemelimit i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit.

“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që: 1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022. 2. Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” 3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet në marrëveshje.

Zoti Berisha zbuloi dje se koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë”, ndërsa ditën e sotme, 1 shkurt u publikua dhe logoja e koalicionit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts