Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaMori kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet i riu në...

Mori kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet i riu në Lezhë

-

 

Policia e Lezhës ka vënë nën pranga një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Bëhet fjalë për shtetasin P.P., i cili mësohet se duke përdorur identitetin e një tjetër personi ka marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur të kapet dhe të ndalohet shtetasi:

P.P.,28 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Shkodër, pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi P.P., me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F., për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts