Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetTabela/ Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Tabela/ Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

-

Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.

Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar.

Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë. Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.

 

 

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (të vitit 2020). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindjes së të ardhurave ditore që duhet për të blerë një litër karburant (shiko tabelën në fund).

Shqipëria ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, së bashku me Kosovën, bazuar në fuqinë blerëse, me përkatësisht 13.9 dhe 11.4 mijë dollarë ndërkombëtarë, një njësi e Bankës Botërore që mat Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .

Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Kosovë, me 4.5% të të ardhurave ditore. Ndonëse të ardhurat për frymë janë më të ulëta në Kosovë, edhe nafta kushton më pak, duke e bërë atë relativisht më të lirë se në Shqipëri. Më pas renditen vendit e rajonit, Bosnja (3.3), Serbi (3.2% e të ardhurave ditore), Maqedonia e Veriut (2.8%), Mali i Zi (2.6%).

Shqipëria ka pothuajse të njëjtin çmim nafte si në Gjermani (rreth 1.8 dollarë për litër), por një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Në Danimarkë, ku nafta kushton 1.9 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts