Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëDeputetja e PD nxjerr videon: Pohimi i sinqertë që provon se në...

Deputetja e PD nxjerr videon: Pohimi i sinqertë që provon se në Tiranë s’ka incenerator. Qytetarët kanë paguar 35 mln euro vetëm për të groposur plehrat

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Zhupa thekson se në Tiranë nuk ka inceneratorë, ndërsa shton se qytetarët kanë paguar 35 milionë euro vetëm për të groposur plehrat.

“Plehrat në Sharrë groposen siç groposeshin para kësaj kontrate abuzive. Plehrat nuk digjen sepse inceneratori i Tiranës nuk ekziston! Ndryshimin e vetëm është që qytetarët kanë paguar 35 milion euro për të groposur plehrat sic groposeshin përpara!
Dhe do të paguajmë 430 milion euro nëse kjo aferë nuk ndalet nga drejtësia shqiptare. Afera e inceneratorëve është një nga vjedhjet më të mëdha qeveritare! Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.”, shkruan Zhupa, ndërsa ka postuar edhe një video.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts