Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetKontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, sekuestrohen celularë, televizorë...

Kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, sekuestrohen celularë, televizorë e radio

-

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në burgun e  Rrogozhinës dhe Reçit përgjatë fashës orare 17-20.55 të ditës së dielë.

Bëjnë me dije se në burgun e Rrogozhinës janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cenuar elementët e sigurisë “vulat”.

Ndërsa një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërkohë në burgun Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë ndërveprim në rrjetet sociale.

Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj.

Materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts