Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëJorida Tabaku reagon para dëshmisë së Ramës në komisionin për inceneratorët: Asnjë...

Jorida Tabaku reagon para dëshmisë së Ramës në komisionin për inceneratorët: Asnjë tolerim!

-

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pak para nisjes së punës së komisionit hetimor për incineratorët, ku ditën e sotme do të dëshmojë kryeministri Edi Rama.

Në vijim reagimi i plotë i Jorida Tabakut

Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston!

Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar.

Inceneratorët kanë marrë mbi 100 mln € nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ekzistojnë.

Qeveria po i mbron në bllok, me vetmohimin e një grupi të strukturuar kriminal që duhet të mbrojë vjedhjen e saj!

Një qeveri që ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte!

Deri në fund! Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts