Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetZelenski do anëtarësimin e Ukrainës në NATO, BE: Presim aplikimin tuaj

Zelenski do anëtarësimin e Ukrainës në NATO, BE: Presim aplikimin tuaj

-

Bashkimi Europian pret aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE menjëherë pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje që vendi i tij të përfshihet menjëherë në tregun e përbashkët europian në kushtet kur po sulmohet nga Rusia.

Zyra e BE shtoi se kërkesa formale e Kievit për tu anëtarësuar në BE do të shqyrtohet menjëherë nga Këshilli i Europës dhe do merret vendimi nëse do të duhet një opinion urgjent nga Komisioni Europian.

Më herët, Zelenski iu drejtua sot 27 vendeve anëtare të BE që të mirëpresin Ukrainën si anëtarin e tyre të ri. Propozimi i tij erdhi si alternativë për të shpëtuar Ukrainën nga pushtimi rus.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts