Wednesday, August 10, 2022
HomePolitikëEdmond Spaho në Kuvend: Të gjitha masat e marra nga qeveria janë...

Edmond Spaho në Kuvend: Të gjitha masat e marra nga qeveria janë propagandë

-

Deputeti Edmond Spaho ka folur në Kuvend për masat e marra nga qeveria Rama për përballimin e krizës së çmimeve.

Spaho ka thënë se masat e marra nga Rama janë propagandë.

Rama po sfidon qytetarët e vet në protestë. Ndërsa një ministre thotë se unë e përdor makinën se jam ministre. Turp t’i vije Ramës kur familjarë të ministrave të tij bëjmë tregti me rusët. Komiteti që ka ngritur Kryeministri mbron oligarkët. Oligarkët fitojnë sot 260 lekë më shumë për një litër naftë.

Krocia e hoqi skcizën për naftës, Kosova vendosi kontroll, Maqedonia e uli çmimin e naftës, Greqia ka paraqitur paketë, Franca uli taksat, Polonia uli 40%, po qeveria shqiptare.

Të gjitha masat që keni marre janë propagandë, mos thoni që është masë për të mbrojtur qytetarët, mos thoni që është masë ndihmë. Mbështetja për fermerët është gënjeshtër. Po për uljet e tatimit për pagat, përfiton qeveria se rriten kontributet. Edhe për energjinë e jeni në buxhet. Mos harroni se 20% e çmimit keqpërdorohet. E menaxhoni keq, mos shko të vjedhësh e shisni lirë e bini shtrenjtë.

U thotë qytetarëve mos shkoni të blini bukë me makinë. Ju si qeveri dilni në rrugë dhe shihni qytetarët jo të dalësh të thuash eci me makinë se jam ministri. Duhet ulur taksa për qarkullimin, e paguajmë dy herë. Njëherë kur shkojmë tek automjetet dhe njëherë tek akciza e karburantit. Në cilën kohë të qeverisjes është hequr kjo, të rimbursohen të gjitha familjet shqiptare”, tha Spaho.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts