Saturday, August 13, 2022
HomePolitikë“Na kërkojnë të heqim taksën e naftës, por…”, Rama: Në këto momente...

“Na kërkojnë të heqim taksën e naftës, por…”, Rama: Në këto momente vendi në frymë antikapitaliste

-

Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet në terren, ndërsa këtë herë ka parë nga afër çmimet në një furrë buke në Tiranë.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, Rama tha se në këto momente, kur çmimi i naftës në bursë sërish është rritur, shtoi se qeveria nuk do të vendosë taksa për biznesin e vogël. Ai kërkoi që bizneset të jenë solidare.

“Kjo është fazë vështirësie për të gjithë. Pavarësisht se tendenca e gabuar është se i hidhet faji prodhuesve, tregtarëve. Jemi me atë frymën negative, antikpaitaliste në këto momente. Nga ana tjetër duhen mirëkuptuar dhe njerëzit, që kanë gjithë këtë stres. Ajo që duhet të bëjmë është që mos të lejojmë abuzimet. Çmimet duhet të jenë të tilla që dhe ju mos të futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi. Por jo për të shfrytëzuar rastin siç është në kohën normale. Ndaj kemi bërë këto borde për ushtrimet dhe karburantet. Ja prapë është rritur karburanti në bursë. Duhet të jemi solidarë dhe mos të përfitojmë në kurriz të njerëzve, që këto i kanë bazë. Ju jeni biznes i vogël, s’keni taksa. Ne nuk duam të rrisim ngarkesë. Na dalin dhe na thonë ‘hiqni taksën e naftës’. Por ju te energjia paguani njësoj. Nëse biem faturën reale, i bie që ajo goca të largohej nga puna (për punonjësen e furrës). Është minimumi një rrogë. Dhe i bie që për 95 mijë biznese të vogla, minimumi një njeri prej tyre të ikë nga puna. Dhe këtë se bëjmë. Ndajmë kemi marrë përsipër që mos t’ju rrisim taksat. Njerëzit duhet të marrin as më shumë e as më pak. Ju jeni model.”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts