Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama inspektoi çmimet në market, PD: Bordet alla komunizëm nuk janë zgjidhje...

Rama inspektoi çmimet në market, PD: Bordet alla komunizëm nuk janë zgjidhje e krizës. S’ka nevojë qytetari për lëmoshë

-

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pasin  kryeministri Edi Rama inspektoi sot një market në Tiranë, ku pa nga afër çmimet e produkteve ushqimore.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se qeveria nuk mund të shpërndajë lëmoshë por duhet të gjejë mekanizmat për të mos rënduar xhepin e qytetarëve.

Teksa thekson se nuk e shpëton qytetarin pagesa për 3 muaj me radhë e rritjes së çmimit të shportës, Tabaku thotë se duhet ndryshuar struktura e taksimit sidomos në një kohë kur inflacioni është 4%.

Ndër të tjera ajo thotë se qeveria po tallet me qytetarët me paketën e rezistencës sociale.

Postimi i plotë:

Bordet alla komunizëm nuk janë zgjidhje e krizës!

Paketa e gjoja shpëtimit të krizës është ajo e talljes me qytetarët. Në një kohë kur çmimet për produktet më thelbësore të shportës së qytetarëve janë rritur me 200 lekë, në një kohë kur çmimi i naftës është kaq i lartë si pasojë e taksave të vendosura nga qeveria.

Atëherë zgjidhja që ofron qeveria është një paketë e programuar të implementohej në qershor që sillet më shpejt në kohë.

Nuk e shpëton qytetarin pagesa për 3 muaj me radhë e rritjes së cmimit të shportës, kjo është qesharake dhe nuk bazohet në nevojat reale. Qeveria nuk mund të shpërndajë lëmoshë por duhet të gjejë mekanizmat për të mos rënduar xhepin e qytetarëve.

Rruga e vetme është ajo e ndryshimit të strukturës së taksimit sidomos në një kohë kur inflacioni është 4%. Pra shqiptaët që marrin të njëjtën rrogë i blejnë produktet 4% më shtrenjtë se sa një vit më parë, pensionistët blejnë thuajse 7% më shtrenjtë produktet ushqimore ndërkohë që pensionet i kanë qesharake dhe më të ulëtat në rajon!

Shqipëria sot është në një krizë të paralajmëruar që në shtator kur diskutohej buxheti. Qeveria asokohe ishte e shqetësuar të planifikonte satelitët në hapësirë ndërsa opozita këmbëngulte për qyetetarët në Shqipëri.

Në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta kthejnë jetën e një sipërmarrësi dhe të punësuari në një ferr të vërtetë.

Masat e qeverisë janë populiste dhe tërësisht të pashëndetshme për ekonominë dhe aq më pak për qytetarin.

Nuk ka nevojë qytetari për lëmoshë!

Kjo paketë tregon fatkeqësisht se qeveria ende mendon buxhetin e shtetit si një torbë që i dhurohet oligarkëve dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts