Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëPetrit Vasili: Kriza vrastare e energjisë dhe zhvatja kriminale dyfishe vazhdon!

Petrit Vasili: Kriza vrastare e energjisë dhe zhvatja kriminale dyfishe vazhdon!

-

Nga Petrit Vasili

Kriza vrastare e energjise dhe zhvatja kriminale dyfishe, qe vazhdon!
Niveli ne Fierze 256 m!!
200 milion dollare te borxhe te Ujesjelles-Kanalizimeve ndaj OSHE!
Administrimi korruptiv dhe mafioz i Energjise e ka sjelle kete situate energjitike shume shume te rende dhe ky eshte shkaku i vetem. Kjo s’ka asnje lidhje as me luften ne Ukraine por me planin rilindas te zhvatjes mafioze te qindra milion eurove.
Qeveria nuk ndalet ne grabitjet e saj masive dhe ne zhvatjen dy here te qindra milion euro me energjine.
Grabitja e pare ishte qe Edi Rama dhe te tijte bene shitje te pandalshme te energjise per nje vit rresht dhe çuan me qellim sistemin drejt kolapsit,per te justifikuar me pas blerjen dhe perfitimet marramendese prej saj.
Kjo grabitje e mafioze e planifikuar eshte shume e qarte, sepse kombinimin importim energjie dhe ruajtje e rezerves energjitike e di edhe me fillestari.
Sot kuota ne Fierze eshte vetem 256 metra dhe rezerva energjitike eshte shpartalluar krejt dhe niveli 240 metra do te ishte vdekja perfundimtare. Blerja e energjise permes importit eshte rruga e qellimshme dhe e detyruar, qe imponoi qeveria per interesat e saja zhvatese.
Grabitja e dyte pason te paren pasi tani Edi Rama do te bleje energji me cmim te pakten 6 here me te larte se sa energjia e vendit qe u shit me rreth 40 euro MWh, ndersa mesatarja e blerjes keto kohe ka qene 250 euro MWh.
Edi Rama dhe te tijte do te blejne mesatarisht 3.5 milion euro ne dite energji, qe do te thote qindra milion euro per muajt ne vijim. Kjo do te ishte zhvatje shkaterrimtare per shqiptaret dhe rrënim i ekonomise se vendit.
Nderkohe administrimi kriminal i Sistemit Energjitik ka sjelle borxhe te frikshme ku vetem Ujesjelles Kanalizimet i kane nje borxh prej 200 milion dollare OSHE-se.
Ky administrim ka sjelle qe humbjet ne rrjet te jene rreth 21% kur ato do duhej te isin 19% qe ne vitin 2019 sipas strategjise se energjise.
OSHE eshte kthyer ne nje ndermarje gjigande elektorale per blerje votash dhe nje lubi e korrupsionit qe ka marre vetem tre muajt e fundit rreth 300 milion euro kredi per te mbyllur e mbuluar humneren e korrupsionit.
Borxhi i saj vetem prej Ujesjelles Kanalizime tregohet Relacionin e Projekt Buxhetit 2022 qe u miratua ne Parlament ne dhjetor 2021.
Lexoni vete cfare shkruhet ne Relacion:
“Detyrimet e shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve ndaj OSHEE Group Sh.a vazhdojnë të mbeten në
një vlerë të konsiderueshme. Totali i këtyre detyrimeve deri në Qershor 2021, sipas Agjencisë Kombëtare
të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve pas rakordimit të të dhenave me OSHEE Group,
raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën
20.37 miliardë LEK.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts