Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëKryetare e PD? Topalli: S’kam ambicie. Kjo është parti që ka treguar...

Kryetare e PD? Topalli: S’kam ambicie. Kjo është parti që ka treguar se është e Berishës

-

Pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen, në PD po lëvizin ujërat se kush do të jetë kryetari i ri. Ish-kryetarlamentarja Jozefina Topalli thotë se nuk ka ambicie për të qenë kryetare e selisë blu, pasi sipas saj PD-ja e ka treguar se është e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo më herët ka thënë se rikthehet në PD kur të ikë Basha, por sot mendon ndryshe.

“Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, unë do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve. Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë”,-tha në një intervistë.

Do të thotë se do të ktheheni në PD?

Topalli: Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë.

Do të mbështesnit Berishën për kryetar të PD-së?

Topalli: Unë do të mbështes mekanizimin e votës që është i vetmi instrument që të jep legjitimitet.

A keni ambicie për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?

Topalli: Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti që ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts