Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetTemperaturat rriten sërish, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperaturat rriten sërish, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Mbetet në ndikimin e presionit të larte atmosferik territori shqiptar duke diktuar mot të kthjellët gjatë orëve të paradites.

Por, pasditja do të sjellë vranësira në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Sipas MeteoAlb, edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi  2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të Europës, ishujt britanikë paraqiten me reshje të dendura shiu ku here pas here do të ketë rrebeshe.

Po ashtu, vijon paqëndrueshme situata e motit për gadishullin Iberik ku shirat do të jenë dominantë ndërsa pjesa më e madhe e Europës paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts