Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBerisha: Të lëmë mënjanë çdo zemërthyerje. Rama ndikoi në krizën e PD

Berisha: Të lëmë mënjanë çdo zemërthyerje. Rama ndikoi në krizën e PD

-

Këtë të dielë “Foltorja” është në Tepelenë. Lideri historik i PD, Sali Berisha në takimin me demokratët, tha se është koha që të lihen mënjanë çdo zemërthyerje mes palëve, dhe të bashkohen për t’iu vënë përballë regjimit të Edi Rama, i cili sipas tij me mekanizmat e tij ndikoi në krizën e brendshme në PD.

“Sot PD ka nevojë për bashkim. Ka nevojë që çdo anëtar të lerë mënjanë zemërthyerjen dhe të mobilizojmë energjitë për një betejë me regjimin më të rrezikshëm, që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Këtë regjim, kriza po e nxjerr para shqiptarëve se çfarë fatkeqësie përfaqëson për ta.

Nafta në Ukrainën e luftës është një euro më e lirë se në Shqipërinë, mijëra kilometra larg nga lufta. 8 vite në opozitë, 8 vite diskriminim, ndjekje, përndjekje me taksa, kjo është një lumë sakrificash që i bashkon demokratët.

Sot, regjimi është në revansh të plotë sepse ia arriti të ndikojë në krizën e PD, të tregojë se nuk respekton asnjë parim të demokracisë”, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts