Tuesday, August 9, 2022
HomePolitikëKriza e çmimeve/ Berisha: Jo nga lufta, por vjen nga vjedhja e...

Kriza e çmimeve/ Berisha: Jo nga lufta, por vjen nga vjedhja e qeverisë. Zbrazi kaskadën e Drinit

-

Në takimin me demokratët në Tepelenë këtë të dielë përmes “Foltores”, ish-kryeministri Sali Berisha foli dhe për krizën e çmimeve të larta që ka përfshirë vendin tonë prej disa javësh sipas të cilit ajo nuk vjen nga lufta në Ukrainë, por nga vjedhja.

Berisha tha se qeveria “Rama 3” zbrazi kaskadën e Drinit duke e shitur energjinë lirë vitin e kaluar, ndërsa për naftën u shpreh se qeveria merr 1 euro taksa për çdo litër, gjë që e dëmton shumë qytetarin

“Qeveria ka veshur lëkurën e qengjit dhe gjoja ministrat dalin në markete dhe merren me çmimet. Energjia në Shqipëri ka koston më të ulët pasi prodhohet nga uji dhe 2/3 prodhohen nga HEC-e që e kanë nxjerrë veten 10 herë. Bën një krim të tmerrshëm. Në 2021 janë prodhuar në vend sa kurrë në histori falë HEC-ve të reja 8 miliardë kilovat orë, kur konsumi është 5 miliardë.

Kemi një rezervë të madhe digash. Kaskada e Drini është një rezervë e mrekullueshme. Më korrik ajo ishte në nivele maksimale dhe këta shitën, hapën turbinat dhe shitën me 42 euro megavatin, në një kohë kur në treg shitej me 130 euro. Ai që e bleu e shiti pranë 130 euro dhe diferencën e ndau me kryeministrin, ministrin. Fierza ka arritur në pikën e vdekjes. Në shtator ata kishin zbrazur kaskadën. Nuk e ka fajin lufta, e ka vjedhja.

Në Milano, nafta shitej 1.7 euro, në Shqipëri 2.2 euro. Italia nuk ka naftë, ne kemi 1 milion ton. Ke shumë mundësi që naftën ta futësh në listën e çmimeve të rregulluara. 13 vende të BE kanë ulur taksën për naftën për të lehtësuar qytetarët, kurse këtu te ne ka 4 taksa dhe 3 tarifa. Në çdo litër, 1 euro e merr shteti taksa. Po vazhdove kështu sigurisht që i rrit çmimet në stratosferë dhe arrin në mentalitetin komunist që vetura duhet të kenë vetëm zyrtarët”, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts