Wednesday, August 17, 2022
HomesocialeCorriere Della Sera: Mjekët shqiptarë na kushtuan 3 mln euro, a ia...

Corriere Della Sera: Mjekët shqiptarë na kushtuan 3 mln euro, a ia vlente?

-

Një denoncim i fortë vjen sot nga e përditshmja italian Corriere della Sera, me objekt ndihmën e Shqipërisë gjatë situatës së vështirë që Italia po kalonte në fazën fillestare të pandemisë globale.

“Covid Lombardia, misioni shqiptar në 2020, mes festave e gjobave e me një punëtor karburanti i infiltruar mes mjekëve”, është titulli i artikullit të medias italiane e cila e nis menjëherë me pyetjen; A ishin vërtetë të nevojshëm?

“Shqiptarët qënë miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro”, shkruan Corriere della Sera.

Sipas medias italiane skuadra e Tiranës udhëtoi me një avion të një kompanie fluturimi e nuk u bë asnjë kontroll nëse kishin a jo para cash me vete, “fakt ndaj të cilit deri tani nuk është kryer asnjë hetim”. “Më shumë se duhet, por shumë më tepër, e shumë më shumë se sa do duhej për të jetuar në Brescia, pasi shqiptarët ishin  miq e u mikpritën si rusët, duke na kiushtuar 3 milionë euro.”

Corriere della Sera, informon se mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali u bë përmes aksionit ndërmjetësues” të avokatit  të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh “mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenjë shqiptarë.”

“Njeri i dëgjuar shpesh nga isntitucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë.”

“Pas mbërritjes në Romë me një udhëtim nga Tirana, impenjohet Guardia di Finanza për dhjetra misionet afat gjatë të saj në Shqipëri.”

Media italiane komenton se analistët ndërkombëtar e kishin sintetizuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Itali si një lëvizje gjeopolitike e manovër diplomatike të Kryeminstrit Rama për të fituar pikë në rrugëtimin për të hyrë në Bashkimin Europian.

Corriere della Sera, rrëfen se si ekipi i shqiptarëve u bë objekt i gjobave e festave me pije alkoolike në hotelin e Brescia, ngjarje që u mbyll “me marrëveshje mes Kryeministrit Rama e Kryeministrit italian Giuseppe Conte, e me rolin thelbësor të minsitrit të jashtëm Luigi di Maio”.

Media italiane hedh pyetjen mbi atë çfarë mediat shqitpare denoncuar gjatë atyre ditëve: Çfarë dreqin bën një punonjës karburanti mes ekipit të 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë e që u riciklua si ekspert i sëmundjeve infektive?”

“Në sintezë, shkruan Corriere della Sera, gratë e burrat e Ramës, nuk dhanë një kontribut domethënës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts