Sunday, December 4, 2022
HomePolitikëHetimet e inceneratorëve/ Kryemadhi: Grup i strukturuar kriminal! Garantoj se këtë aferë...

Hetimet e inceneratorëve/ Kryemadhi: Grup i strukturuar kriminal! Garantoj se këtë aferë do ta çojmë deri në fund!

-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat reagoi për çështjen e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se në ecurinë e inceneratorëve ka kontrata të cilat janë jashtë fushës.

“Kjo që po ndodh sot me hetimet e incenernatorëve është meritë e LSI  në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK.  U tentua me Komisionin të varroste të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet , por do ta çojmë deri në fund. Kjo çështje është grup i strukturuar kriminal sepse nëpërmjet parave janë kapur elementet më të rëndësishme të jetës politike shqiptare. Në fakt tani dosja është SPAK dhe çdo ecuri e kësaj çështje do ndiqet”,u shpreh ajo, ndërsa shtoi: “Kujtoj që para 1 viti kam denoncuar që do të vinin nga Malta para për tu përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni edhe me këtë fakt”, ka thënë më tej Kryemadhi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts