Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë“Grup pune për inventarizimin”, Artan Lame: Për zonat bregdetare në Durrës nuk...

“Grup pune për inventarizimin”, Artan Lame: Për zonat bregdetare në Durrës nuk është kujdesur njeri! Situata e trashëguar në arkiv tejkalon imagjinatën

-

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, në një konferencë për mediat bëri me dije së drejtoria e Durrësit ka ngritur një grup punë për të bërë inventarizimin dhe për ta shkëputur hipotekën nga kthetrat e atyre që e kishin kthyer si shtëpinë e tyre.

“Interesat pasurore dhe ekonomike në Durrës arritën më shpejt në Durrës. Për shkak të këtyre interesave kishte edhe një dëmtim më të lartë. Siç jeni në dijeni për shumë vite kjo është një pjesë e turpi. Zyrat e regjistrimit të pasurive kanë qenë në mjediset e një qendre tregtare private. Muajit e fundit ndërmorëm një aksion për ta hequr drejtorinë e Durrësit nga këto ambiente, në vijim të reformës të ndërmarrë nga qeveria për shërbimet online dhe për ta hequr nga kthetrat e atyre që e kishin bërë hipotekën e Durrësit si shtëpinë   e tyre. Tashmë kemi raportin e kontrollit me 600 faqe shumë i detajuar dhe falënderoj grupin që u mor me këtë raport”, tha Lame.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts