Friday, August 19, 2022
HomePolitikëRama: Asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, njësoj...

Rama: Asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, njësoj dhe për biznesin e vogël

-

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kriza me furnizimin me energji elektrike është në një kulm, i ngjashëm me atë të vitit 1974.

Ai tha se kriza energjetike filloi para se të fillonte puna, por se asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, njësoj dhe për biznesin e vogël.

“Është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, jo vetëm në Europë por edhe më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë. Nga një agresion ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe çdo dalje këtu, apo ekrane për të mohuar këtë nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për të luftuar ose për të vazhduar luftën e vogël të katundit këtu dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime si pasoja që nuk kanë lidhje fare me luftën është realisht e pandershme dhe pa nder fare. Sepse edhe Australia është në të njëjtën situatë.

Dua t’i kthehem atij momenti kur dola dhe lajmërova se po hynim në një fazë kritike sa i përket nevojës për energjinë elektrike.

 

 

Dolët dhe i thatë të gjitha, por të vetmen gjë që duhej thënë nuk e thatë, që kjo nuk ishte fantazi, apo sajesë, por një fakt. Kriza energjetike filloi para se të fillonte lufta. Ishte shumë e qartë që kriza energjetike sponsorizohej nga faktori që solli sot luftën. Tani është e pamundur t’i fshihesh fakteve sepse jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmimet. Jo më larg se mbrëmë ministri i ekonomisë gjermane lajmëroi se qeveria do të paraqesë së shpejti planin e furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gjermania po përgatit planin për të filluar ndërprerjet e furnizimit me gaz në familje. Jemi në kushtet kur kriza ka arritur të prekë një rrugëturë të paimagjinueshme brenda shtetit më të fuqishëm të Europës. Ne në momentin kur e lajmëruam atë që po vinte dhe thamë se do marrim masat përkatëse, por nuk do rrisim çmimin e energjisë as mund ta imagjinonim që çështja do ndërlikohej për shkak të luftës. Kriza me furnizimin me energji elektrike është në një kulm, të ngjashëm me 1974.

Asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën ku sipas javëve dhe muajve do jetë nga dyfish në 3 apo 4-fish.

Në këndvështrimin tonë, njësoj si familjet është dhe gjithë komuniteti i biznesit të vogël, një komunitet që duhet mbrojtur”, deklaroi Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts