Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëSeanca plenare, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës: Të shqyrtohet propozimi...

Seanca plenare, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës: Të shqyrtohet propozimi ynë për bordin e Bankës së Shqipërisë! Ja si vepron PS

-

Ka nisur me diskutime seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Alibeaj, ka kërkuar që në rend dite të shtohet edhe propozimi që PD ka për bordin mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Propozimi u pranua nga kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili argumentoi se maxhoranca ka si qëllim për t’i dhënë sa më shumë hapësirë opozitës.

Balla: Unë s’e dija që deri dje në orën 16:00 të jetë depozituar një kandidaturë tjetër mbështetur me firma. Dua të di ku është depozituar dhe a ka kaluar në Komision të Ekonomisë, sepse kjo do të jetë e vështirë. Nëse nuk është depozituar deri dje, me gjithë dëshirën e mirë për t’i dhënë opozitës hapësirë, më thoni si t’ia bëjmë sepse nuk thye dot rregulloren.

Alibeaj: Është depozituar kërkesa. Ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë. Kjo ka muaj që ka kaluar, Nuk ka pengesë në aspektin e procedurave. Ne kërkojmë që nëse ka institucion që duhet të gëzojë mbështetjen e spektrit politik është Banka e Shqipërisë. Nuk doja t’i futesha historive të së kaluarës. Kjo është një detyrim edhe për shkak të traditës parlamentare, që duhet të ketë balancim. Kjo është kërkesë që shkon në linjë me atë që ka kaluar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts