Wednesday, August 10, 2022
HomePolitikë“E dinim që do të kishte prangosje”, Mimi Kodheli flet për arrestimet...

“E dinim që do të kishte prangosje”, Mimi Kodheli flet për arrestimet e politikanëve

-

Deputetja e PS, Mimi Kodheli ka thënë se reforma në drejtësi do të sillte edhe emrat e politikanëve dhe zyrtarëve të administratës të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Ndaj ajo inkurajon SPAK dhe organet ligjzbatuese që të vazhdojnë të bëjnë drejtësi, pasi, sipas saj, vendi ka nevojë të pastrohet nga abuzuesit me buxhetin e shtetit.

Në një intervistë, Kodheli tha se nëse SPAK do të hetonte të gjitha dosjet dhe denoncimet për shkelje të Kushtetutës, abuzimet me fondet publike apo detyrën, rastet e të arrestuarve nuk do të anonin nga qeverisja socialiste.

E pyetur se si ndihet një socialist kur kolegu i tij, deputet apo ministër, i vihen prangat për përfshirjen në krim apo afera korruptive, Kodheli tha:

“Ne socialistët ishim ata që besuam më shumë se kushdo tjetër te Reforma në Drejtësi. Jemi duke e bërë këtë, pasi reforma ka nevojë për t’u zbatuar e thelluar më tej, me bindjen se po bëjmë një nga gjërat më të domosdoshme e të nevojshme në vend. E kemi ditur që në fillim të herës se do të mund të kishte edhe përfaqësues të lartë të administratës apo politikës, por vendi kishte dhe ka nevojë të pastrohet e të ketë më shumë drejtësi. Në të tilla raste është shpeshherë e lehtë të rrëshqasësh në pozicionin e prokurorit apo gjykatësit, pa qenë i tillë, ndaj unë thjesht e ftoj drejtësinë që të vazhdojë të bëjë punën e saj, të vendosë drejtësi.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts