Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që të heqë masën e pezullimit për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky vendim vjen vetëm pak javë nga rizgjedhja e Dukës në krye të FSHF më 15 mars, zgjedhje e cila u përshendet nga presidenti i UEFA.
Armando Duka zyrtarisht do vijojë punën në krye të institucionit të futbollit. Masa e pezullimit është hequr edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.