Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetKryeministri: Koncesionari i kolaudimit të makinave u mori para shqiptarëve pa ofruar...

Kryeministri: Koncesionari i kolaudimit të makinave u mori para shqiptarëve pa ofruar asnjë shërbim

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga qendra e kontrollit teknik të automjeteve.

Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan se pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit të kolaudimit që sipas tij thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve, nuk duhet bërë hap pas.

Postimi i Edi Ramës:

Vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve, pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, i cili thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht
Kjo është Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts