Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëMinistrja e Financave: Kemi shkurtuar shpenzimet publike. Kemi nën kontroll këto 4...

Ministrja e Financave: Kemi shkurtuar shpenzimet publike. Kemi nën kontroll këto 4 produkte kryesore

-

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se inflacioni ka shkurtuar shpenzimet publike, ku deri në dhjetor pritet që inflacioni të shkojë në 4.5 %

Në shkurt inflacioni është 3.9 %, në dhjetor presim që inflacioni të shkojë në 4.5 %. në vijim të parashikimeve kemi shkurtuar shpenzimet publike dhe operacionale për të financuar paketën e Rezistencës Sociale“, tha ajo.

Më tej, ministrja e Financave tha se qeveria po mban nën kontroll çmimet për disa produkte bazë si mielli, sheqeri dhe vaji.

“Sipas akteve normativ, ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës së çmimeve. Ne jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve që tregtarët duhet të aplikojë. Ne duhet të hasim më shumë vështirësi për marshet. Bordi vendosi të mbajë në monitorim miellin, orizin kokërrgjatë, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Janë përcaktuar disa marshe që kompanitë të respektojnë dhe do të ketë çmime referencë”, tha Ibrahimaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts