Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëPresidenti Meta takon kryeministrin bullgar: Të çojmë përpara projektet e rëndësishme të...

Presidenti Meta takon kryeministrin bullgar: Të çojmë përpara projektet e rëndësishme të dy vendeve

-

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari. Paraditen e sotme, Presidenti Meta u prit në një takim nga kryeministri bullgar, Kiril Petkov.

Lidhur me këtë takim, Presidenti Meta në një postim në Facebook, shkruan: 

Kënaqësi të zhvilloja një takim të ngrohtë me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.
Miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.
Mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.
I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts