Friday, October 7, 2022
HomePolitikëRama: Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor. Çfarë kanë thënë shqiptarët do...

Rama: Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor. Çfarë kanë thënë shqiptarët do bëhet

-

Kryeministri Edi Rama ka thënë se të gjitha mendimet e qytetarëve që janë votuar me shumicë, në pyetjet e Këshillimit Kombëtar do të realizohen. Një ndër to, është dhe legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor.

“Të gjitha pyetjet ose më saktë dilemat i kemi pasur në tryezë të vendimmarrjes sonë prej disa kohësh. Pikërisht se përse kemi pasur dilemë përkrahjen e vendimmarrjes kemi parë rrugën më të mirë të mundshme që t’i drejtohemi qytetarëve pa asnjë dallim juridik. Tani personalisht jam i lehtësuar për vendimmarrjet. Zëri i qytetarëve është kumbues dhe ne do të bëjmë ekzaktësisht atë që qytetarët kërkojnë, disa gjëra më shpejt, disa më pak ngadalë. Proces është ky, por shumë shpejt brenda pak ditësh do të shihni anëtarët e kabinetetit që do të dalin me angazhime konkrete, për t’i kthyer njerëzve besimin që i kanë kthyer këtij procesi. Ne do të legalizojmë kanabisin për përdorim jetësor dhe do të hapim një front të ri pune. Çfarë qytetarët kanë thënë do të bëhet, nuk diskutohet”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për Balkanin e Hapur dhe mendimin e qytetarëve lidhur me këtë zhvillim.

“59% është një mbështetje shumë e fortë pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje më të forta. Procesi ka ndodhur me atë interferencë që thash dhe sigurisht që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur impakt psikologjik, edhe për shkak se u bë një zhurmë e madhe lidhur me Korelacionin mes luftës dhe pozicionit të Serbisë. Unë s’kam pritur luftën për të marrë vesh se carë është politika e jashtme e Serbisë. E dyta nuk ka qenë vendimmarrja ime dhe as kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet Serbia. Atë e kemi aty, është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Kështu marrë parasysh këto, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre në këtë aspekt. Nga ana tjetër, Ballkani i Hapur s’bëhet për Serbinë, por për veten e saj. Ballkani i Hapur mbron interesat tona. Ballkani i Hapur është nismë interes konverguese. Kur flasim për paqe, paqja bëhet me ata që kemi pasur probleme ose me ata që ke problem, por me ata që s’ke paqja është gati. Balkani i Hapur është interes i rëndësishëm i shqiptarëve. Nuk dua t’i jap këshilla udhëheqësve në Kosovë”, tha kryeministri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts