Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetOrganizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin: Çmimet botërore të ushqimeve nuk...

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin: Çmimet botërore të ushqimeve nuk kanë qenë kurrë kaq të larta

-

Çmimet botërore të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në mars pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi “tronditje” nëpër tregjet për drithërat bazë dhe vajrat bimore, tha të premten Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Ndërprerja në flukset e eksporteve që rezultojnë nga pushtimi i 24 shkurtit dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë ka nxitur frikën e një krize globale urie, veçanërisht në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ku efektet tashmë po shfaqen.

Rusia dhe Ukraina, rajonet e mëdha të të cilave kultivojnë drithëra janë ndër furnizuesit kryesore të drithërave në botë, përbëjnë një pjesë të madhe të eksporteve në disa mallra kryesore, duke përfshirë grurin, vajin vegjetal dhe misrin.

Çmimet botërore të mallrave ushqimore pësuan një rritje të rëndësishëm në mars për të arritur nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, pasi lufta në rajonin e Detit të Zi tronditi tregjet për drithërat bazë dhe vajrat bimore,” tha FAO në një deklaratë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts