Tuesday, August 9, 2022
HomeAktualitetMeta përkujton 150-vjetorin e lindjes së Asdrenit: Autori i Himnit dhe një...

Meta përkujton 150-vjetorin e lindjes së Asdrenit: Autori i Himnit dhe një prej frymëzuesve shqiptar në luftën për pavarësi!

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar 150-vjetorin e lindjes së patriotit Aleksnadër Stavre Drenova, i njohur gjerësisht si Asdreni.

Meta thotë, se veç krijimit të Himnit Kombëtar, ai luajti rol frymëzues në krijimin e shtetit të lirë shqiptar dhe emancipimin shoqëror. Kreu i Shtetit më pas, ka ndarë një filmim të radhë me zë e figurë që daton në vitin 1929, të këndimit të Himnit, të prezantuar nga akademiku Vasil Tole.

Postimi i Ilir Metës:

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror.
Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts