Vijon në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike territori shqiptar ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin, përjashtuar vranësira të lehta e kalimtare në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të mbetet prezent edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke rregjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent lindor duke krijuar në det dallgëzimi të ulët.