Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëE siguron Manastirliu: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të shpërbehet, do...

E siguron Manastirliu: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të shpërbehet, do të vijojë punën

-

Edhe pse situata pandemike në vendin tonë është lehtësuar ndjeshëm, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka siguruar se Komiteti i Ekspertëve nuk do të shpërbehet.

Në një dalje sot para kryeministrisë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ajo tha se ky komitet do të vijojë punën për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend.

Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve jo vetëm që nuk ka plan që të shpërbëhet, por ka vijuar që të vlerësojë situatën epidemiologjike në vend. Nuk kemi një situatë me rritje të rasteve, por virusi ende vijon. Kemi një rritje të vazhdueshme të mbulesës vaksinale. Variantet e reja të cilat qarkullojnë në Evropë kanë sjellë një rritje të rasteve edhe ne vendet fqinje. Kemi ende shumë të panjohura dhe komitetit do të fillojë punën.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts