Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëHila: Mos dezinformoni, thatë vetëm të pavërteta! Ministrja: Ju ftoj të shkojmë...

Hila: Mos dezinformoni, thatë vetëm të pavërteta! Ministrja: Ju ftoj të shkojmë në qendrën “Besa”

-

Deputeti i PD Zef Hila, ka debatuar në seancën me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për qendrën sociale “Besa”.

Hila kundërshtoi ministren Manastirliu, duke i kërkuar të bëjnë verifikime të sakta , pasi fondet janë përdorur për punësime dhe jo për shërbime në qendrën sociale “Besa”.

Manastirliu e ftoi deputetin e PD që të zhvillojnë nga afër  një vizitë në qendrën sociale për të parë edhe shërbimet që marrin të moshuarit.

Hila: Ju mungon dëshira, vullneti. Nga verifikimet e kontrollit ato që ju cituat nuk janë të vërteta, nga verifikimi i grupit të inspektimit rezulton që në qendrën Besa, faktet janë ndryshe. Ju vini këtu dhe dezinformoni qytetarët. Fondet e deleguara nga Ministria, ju paguani katër roje, paguhen kuzhinier në një kohë që shërbimi i gatimit është me katering. Tërhiqni fjalët tuaja, të vërtetat janë krejt ndryshe. Fondet e akorduara për qendrën sociale Besa nga Ministria e linjës janë për stafin drejtues, po kontrollojini sepse inspektimi ka qenë formal. Realiteti është ndryshe, unë vij nga terreni e njoh shumë mirë zonë dhe e vërteta është ndryshe”.

Manastirliu: Këtë foltore e kam të shenjtë dhe jam betuar se do të them të vërtetat dhe do t’i shërbej qytetarëve. Do të doja t’ju ftoja të shkonim bashkë dhe të bënim një vizitë në qendrën rezidenciale “Besa” dhe ju ta shihni me sytë tuaj se çfarë do të thonë të moshuarit. Ne jemi duke punuar për të siguruar qëndrueshmërinë e financimit që të mos mbetemi peng. Të mos harrojmë se shërbimet i shkojnë njerëzve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts