Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBerisha: Gjykatës po i bëhet presion, Alibeaj u urdhërua nga Rama për...

Berisha: Gjykatës po i bëhet presion, Alibeaj u urdhërua nga Rama për të bërë padinë

-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp nga selia e PD se gjykatës po i bëhet presion.

Sipas tij, Enkelejd Alibeaj vendosi të ngrejë padi ndaj PD-së në kundërshtim me ligjin. Berisha tha se Alibeaj u urdhërua nga Edi Rama për të bërë padinë.

“Në kampin opozitar, vazhdon procesi i zgjedhjeve në degët e PD-së. Procesi i afrimit dhe i përpjekjeve të ndershme të bazës dhe jo vetëm bazës së partisë, për shërimin e çarjes së krijuar. Vazhdojnë gjithashtu përpjekjet e Edi Ramës, nëpërmjet ndonjë pengu të tij në opozitë për të mbajtur peng PD-në nëpërmjet procedurave antiligjore të padive pa asnjë bazë ligjore. Por këto janë të destinuara të dështojnë. Shfrytëzoj rastin që të dënoj presionet që po bëhen mbi gjykatën e Tiranës për t’i imponuar qëndrime dhe praktika antiligjore.

..Edi Rama loz me fasadën. Njeriu i parë që kam takuar pas vendimit të gjykatës së Tiranës ishte Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhi. U ula me ta për t’u dhënë mesazhet e shkëputjes nga një periudhë përçarje e PD-së. Njeriu që e krijoi, u largua duke marrë përgjegjësitë. Por kjo ofertë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama përmes Lulzim Bashës, siç e shprehu vetë në Shkodër, paditi PD-në në gjykatë. Padia e tij është nul sepse nuk kanë qenë palë. Kodi i Procedurës Civile parashikon se kush mund të paraqesë ankim. Përveç kësaj, Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument, përveçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar.

PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit si organ kolegjial. Askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të PD-së. Natyrisht me urdhër të Edi Ramës, institucionet e narkoshtetit janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye, u detyrova t’i them Alibeajt se nuk je më kryetar grupi për ne, pasi ke shkelur ligjet duke paditur PD-në,” tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts