Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetLexuesi automatik të targave, kapen 758 shoferë me 3-15 gjoba të pashlyera

Lexuesi automatik të targave, kapen 758 shoferë me 3-15 gjoba të pashlyera

-

Një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të Policisë së Shtetit, e cila do të pasohet shumë shpejt me një flotë prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje moderne për matje shpejtësie dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Tashmë prej 5 ditësh Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka në përdorim një pajisje bashkëkohore, lexues automatik targash, krahas makinës inteligjente POLISCAN, radarëve automatikë dhe dronëve të cilësisë së lartë.

Si rezultat i përdorimit të kësaj pajisjeje, e cila është e vendosur në një automjet të shpejtë të Policisë Rrugore, dhe përdoret në të gjithë territorin e vendit, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 masa administrative të pashlyera.

Drejtuesit e këtyre automjeteve, pasi janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, pas sinjalizimit të Njësisë Operacionale, kanë shlyer masat administrative.

Njëkohësisht janë evidentuar me dron 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve  janë evidentuar, nga makina inteligjente Poliscan, 966 raste  të tejkalimit të shpejtësisë, në të gjitha akset rrugore në vend, shkelje për të cilën, ndëshkimi varion nga masë administrative deri në pezullim të lejes së drejtimit dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts