Saturday, December 10, 2022
HomePolitikëBraktisja, vetëm 132 qytetarë i dërguan e-mail Ballës

Braktisja, vetëm 132 qytetarë i dërguan e-mail Ballës

-

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zbuloi se deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, 132 qytetarë i janë përgjigjur thirjes së Partisë Socialiste për të propozuar emrin e një kandidati për President përmes e-mailit të PS-së.
 
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, ku u nis procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për president, Balla sqaroi gjithashtu dhe kalendarin e propozuar nga të majtët për zgjedhjen e kreut të shtetit.
 
Sipas tij PS do të propozojë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve më 29 maj dhe në një afat njëjavor nga kjo datë do të mbahet seanca e parë e zgjedhjes së presidentit.
 
“Ky është një proces që përbëhet nga dy etapa. Etapa e parë është ajo konsultative, ndërkohë që etapa e dytë është ajo kushtetuese. Jo më pak se 7 ditë nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, do të mbahet seanca e parë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
 
Në rast se brenda afateve do të ketë kandidatë që do të kenë mbledhur 20 firma, do të shkojmë në raundin e parë. Duke llogaritur jo më shumë se 7 ditë nga raundi i parë, do të shkojmë në raundin e dytë dhe më pas në raundin e tretë. Kam njoftuar grupet parlamentare të opozitës të dakordësojmë këtë kalendar.
 
Kemi propozuar që data 29 prill të jetë data e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Brenda javës së parë pas datës 29 maj do të mbahet seanca e parë për zgjedhjen e presidentit.
 
Dua t’ju njoftoj se pjesë e këtij procesi është dhe publiku. Eksperienca shembullore e Këshillimit Kombëtar, na ka dhënë leksionin e duhur për konsultimin me publikun në procesin legjislativ. Ne kemi njoftuar ditën e djeshme një adresë e-mailit, ku qytetarët mund të bëjnë propozimet e tyre.
 
Deri në orën 8 të mëngjesit kanë ardhur 132 e-mail-e nga qytetarët. Ky proces do të vijojë dhe javën tjetër”, tha Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts