Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKërkohet një President. Populli ta shkruajë në email, deputetët në zarf

Kërkohet një President. Populli ta shkruajë në email, deputetët në zarf

-

Deputetët socialistë do të dorëzojnë sot zarfin, brenda të cilit do të jenë emrat e 3 kandidatëve që ata propozojnë për president.

Në ora 10:00 Grupi Parlamentar Socialist nis procesin e identifikimit të kandidaturës për Presidentin apo Presidenten e Republikës.

Deputetët do të depozitojnë në një sekretari të posaçme zarfin dhe më pas propozimet do vlerësohen nga Balla, Spiropali dhe Gjiknuri.

Balla tha se do të ftohet edhe shoqëria civile në një takim për të marrë propozim për një emër.

Hapi i fundit janë Negociata me krerët e 3 grupeve parlamentare në Kuvend, pjesë e të cilave nuk do të jetë Komisioni i Rithemelimit të PD-së

Presidentit Ilir Meta i përfundon afati më 24 korrik, por Balla shprehet se procesi ka nisur më herët për të qenë në kohë. Ndërsa ende socialistët, të paktën publikisht, nuk e kanë një ide të qartë për figurën e kreut të shtetit.

Procesi i konsultimeve do të mbyllet brenda datës 29 prill kur mblidhet dhe konferenca e kryetarëve.Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit do të jetë e posaçme e do të zhvillohet më 4 maj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts