Friday, April 19, 2024
HomePolitikëBerisha: Qeveria përgjegjëse për krizën energjetike në vend. Shiti lirë dhe ndau...

Berisha: Qeveria përgjegjëse për krizën energjetike në vend. Shiti lirë dhe ndau paratë!

-

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë për krizën energjitike në vend.

Në një tryezë me ekspertë për krizën në sistemin energjitike, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se në kundërshtim me ligjet e vendit zbrazi digat, dhe shiti energjinë me 42 euro në verë, kur në bursë çmimi i saj ishte 130 euro.

Takimi për një problem themelor të Shqipërisë, energjia ka qenë gjithnjë problem kardinal. Nën hijen e luftës, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka 3-4-fishuar çmimin për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin për konsumatorët. Është vendi i vetëm që takson naftën mbi 1 euro dhe ka një prej çmimeve më të larta në Europë.

Në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër ndikimin mbi energjitikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Energjia e saj në masën 96-98 % është tërësisht ujore, prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend. Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë 2021 është më i lartë në rekord historik, rreth 8.9 mln kilowat / orë. Duke patur parasysh këto faktorë dhe nëse, analizojmë qëndrimin në menazhimin e rezervës ujore të kaskadës konstaton se shkak i krizën në Shqipëri nuk është moti, nuk është lufta, por plackitja grabitja vjedhja në këto sipërmarrje.

Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbras digat në kundërshtim me ligjet e saj, dhe shet energji me 42 euro kur në bursë është 130 euro. Siç ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro në një kohë kur për furnizimin e saj është blerë në bursë me 150 euro. pra, kemi të bëjmë me një rritje cmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. Ai ndau para me blerësin. Pra, kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të sipërmarrjeve publike që defacto sot janë të falimentuara sepse borxhi ka kaluar 1 mld euro.

Çfarë qëndron tjetër në themel të kësaj krize? Qëndron qëndrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie që në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie vec burimeve ujore, kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Kjo qeveri trashëgoi në hidro rreth 170 kontrata për ndërtimin e HEC-eve. Nuk them mos ndiqte çuarjen më tej të shfrytëzimit të burimeve ujore, po përparësi duhet të ishte diversikimi i burimeve energjitike.

Një vend që 9 vite vec paneleve të shtatcraftit nuk ka realizuar asgjë. Ka listuar një listë parqesh voltaike, por s’ka nisur puna në asnjë prej tyre. Ka përjashtuar kompani që kishin çdo potencial për përmbushjen e kontratës. Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në Europë” u shpreh Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts