Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëMinistria e Mbrojtjes iu shpërndan 61 bashkive në vend 10 milionë dollarë,...

Ministria e Mbrojtjes iu shpërndan 61 bashkive në vend 10 milionë dollarë, ja për çfarë do të shkojnë

-

Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë më shumë burime financiare për të përballuar Emergjencat Civile në territorin e tyre. Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milionë dollarësh.

Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive. Sipas Ministrisë, ky fond ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Megjithatë, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts