Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëNë kërkim të Presidentit, mblidhet Grupi Parlamentar i PD, a do negociojnë...

Në kërkim të Presidentit, mblidhet Grupi Parlamentar i PD, a do negociojnë me socialistët?

-

Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur ditën e sotme para seancës plenare në Kuvend.

Mbledhja e cila ishte parashikuar për ditën e djeshme, u shty për shkak se deputeti Luçiano Boçi njoftoi se kishte humbur babain.

Pritet që grupi të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajnë për negociatat me maxhorancën lidhur me konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ditën e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi takime me përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun.

Pas mbledhjes, Mediu bëri me dije se ranë darkod për shtyrjen e mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

Ndërkohë Sali Berisha ka bërë me dije se  nuk do të marrë pjesë në bisedimet për të zgjedhur kreun e shtetit, duke e cilësuar si farsë të kryeministrit Edi Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts