Friday, October 7, 2022
HomePolitikëRama i prerë në Kuvend: Berisha për ne është i vdekur, nëse...

Rama i prerë në Kuvend: Berisha për ne është i vdekur, nëse merr drejtimin ndërpresim çdo marrëdhënie me ju

-

Kryeministri Edi Rama ka thënë prerazi gjatë fjalës së tij në Kuvend, se nëse Berisha merr drejtimin e PD, mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me ta. Teksa fliste për përzgjedhjen e presidentit të ri dhe tregoi arsyet se përse nuk diskutonin me deputetët e LSI, kreu i qeverisë tha:

“Do të ishte mirë që dy gjëra të ishin të qarta. Me Saliun ne s’kemi punë. Për ne ai është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe instucionalisht, jo biologjikisht.

Bilogjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Kjo është e para. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar. Nëse ju merrni vendimin për t’u drejtuar me një të vdekur, ne ndërpresim me PD çdo marrëdhënie. Ju e keni kaluar ylberin. Jeni përtej ylberit, gjëra për ju s’ka.

Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur është i gjallë dhe bindin popullin që i vdekuri është i gjallë, ata janë për t’u mëshiruar”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts