Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëBerisha: Yuri Kim dhe Edi Rama të mos ndërhyjnë në procesin gjyqësor...

Berisha: Yuri Kim dhe Edi Rama të mos ndërhyjnë në procesin gjyqësor për PD-në!

-

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe deklaratat e ambasadoren Yuri Kim pas incidentit që pati me Enkelejd Alibeajn.

Ai tha se ka mbaruar koha me kukulla dhe se vendi ka një opozitë të vërtetë, dhe duke i bërë thirrje ambasadores që të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore, duke përmendur edhe atë të PD-së.

Berisha: Lidhur me deklaratën mund të them se është një ndërhyrje qesharake e guvernatores. Ka mbaruar koha e lojës me kukulla sepse sot ka opozitë të vërtetë. Askush nuk mund t’i diktojë akuzat që duhet të bëjë, sepse pashë aty edhe shqetësim për akuzat. Të harrojë kush përpjekjet se mund të diktojë.

Po ashtu, unë publikisht para mediave shpreh keqardhjen dhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar thash se kam informacione dhe burime. Ndërsa se fundmi guvernator ja bën takime për procesin gjyqësor që  nuk ka bazë ligjore sepse nuk është palë ajo që është palë. Këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA-së që të ndalojnë ndërhyrjet e përfaqësuese së saj në proceset gjyqësore. Kam tre burime që më informojnë për ndërhyrje në gjykatë.

Pse nuk i bëni publike kur ju kërkoni të bëhen publike provat për akuzat tuaja?

Është pak ndryshe. Nëse autoritetet e SHBA kërkojnë do u them çfarë di, por nëse jemi në një proces. Nëse ju gjeni një precedent se mund të bëhet palë ai që është palë. Nuk ndodh kurrën e kurrës. Të tjerët po bëjnë presion. Po bën presion Edi Rama, zonja siç e thashë. Nuk mund të them asgjë pa fakte.

Po nuk po i bëni publike?

Në momentin e duhur do  i bëj publike. Pa fakte nuk mund të akuzoj njeri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts