Tuesday, August 9, 2022
HomePolitikëKryemadhi: Na sulmojnë se jemi të fortë, i qëndrojmë programeve tona për...

Kryemadhi: Na sulmojnë se jemi të fortë, i qëndrojmë programeve tona për ringritjen

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë, ku në fokus ka qenë ristrukturimi i saj në të gjitha nivelet. Kryemadhi tha se të gjithë duan të godasin LSI, por nga këto sulme, shtoi se do të dalin më të fortë.

Ajo nënvizoi se më 25 prill u humbën zgjedhjet për shkak se mazhoranca përdori paratë e inceneratorëve në fushatë, por edhe nga shitja që sipas saj bëri Partia Demokratike.

“Është e vështirë të gjesh të rinj dhe të reja t’i përfshish. Edhe sa i përket situatës që po kalon vendi është një kombinim krizash që Rama e ka krijuar me perfeksion. Drejt kësaj janë çuar rritjen e prodhimeve shqiptare. Bujqësia shqiptare është në krizë. Ministria e Bujqësisë është kthyer në zyrë propagande. Pavarësisht nga situata që ne jemi, duhet të ndjekim hap pas hapi jo vetëm nga ana programore planin e punës. I qëndrojmë 5 pikave të programit tonë, mes të cilave është edhe ndalja e shpopullimit.

Hapja e LSI, implementimi i politikave të reja, funksionimi i strukturës GEN. Kjo është iniciativë e mirë për profesionistët e rinj. Nëpërmjet kësaj strukture do të kemi mundësinë e afrimit të profesionistëve të rinj. Po ashtu edhe truet dhe profesionet që do i ringrejmë shpejt. Ne ekzistojmë. I lemë pa gjumë natën, i krijojmë probleme. Kjo është një arsye më shumë për ta vlerësuar veten tonë. Keni marrë mbi 100 mijë vota. Mos harroni që paratë e inceneratorëve kanë qenë të hedhura kundër LSI. Kapja e opozitës me paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e kapjes së opozitës. Kjo ishte një nga dëmet më të mëdha.

 

Shqiptarët besonin në ndryshim, por tradhtia që iu bë është një tradhti që do i kushtojë të ardhmes së vendit. A ka shanse? Ka pafund shanse dhe mundësi. Secili nga ne do gjejë veten te betejat që do të vijnë. Duhet të ristartojmë me energji të re dhe një pasion që gjendet brenda nesh. Një pjesë e jona është rritur me LSI. Kështu që mendoj që kemi mundësi pafund për të ristartuar dhe riorganizuar. E di që është e vështirë. Ne po bëjmë gati një listë të gjatë. Është proces që duhet të rrisë vigjilencën tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm në evidentimin e agjendës sonë politike. Përballja me ta është humbje kohe. Është produktive për ne që të takohemi me qytetarët dhe anëtarët tanë”, tha Kryemadhi.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts